(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi vizituan sot njësinë punuese të Ndërmarrjes Rajonale “Hidromorava” në Kamenicë, ku për disa ditë me radhë punëtorët e kësaj ndërmarrje ishin në grevë duke kërkuar nivelizimin e pagave me kolegët e tyre që punojnë në Gjilan.
“E kam përcjellë situatën dhe zhvillimet në ndërmarrjen tuaj dhe i vlerësoj kërkesat tuaja për nivelizim të pagave. Ne si komunë nuk kemi qasje të drejtpërdrejt në menagjimin e ndërmarrjes, por gjithsesi jemi të përkushtuar që qytetarët e Kamenicës trë kenë furnizim me ujë të pijshëm, dhe në këtë drejtim ne si komunë kemi bërë mjaft investime në përmirësimin e rrjetit, zgjerimin e tij si dhe në shtimin e sasisë së ujit dhe të njëjtën do të vazhdojmë ta bëjmë edhe më tutje.” tha kryetari Sinani.
Drejtori i njësisë së “Hidromorava” në Kamenicë Afrim Muja, e njoftoi kryetarin Sinani me pakënaqësitë që kanë shprehur punëtorët gjatë kësaj jave, dhe i vlerësoi si të drejta kërkesat e tyre.
“Sot na kanë njoftuar se do të bëhet nivelizimi i pagave të punëtorëve dhe punët do të vazhdojnë normalisht. Kemi nevojë për shtimin e sasisë së ujit me qëllim të furnizimit sa më të mirë për qytetarët, ndërsa në bazë të gjitha analizave që janë bërë uji në Kamenicë është i cilësisë së mirë” tha drejtori Muja.
Komuna në ditët në vijim do të pranoj një raport nga “Hidromorava” në të cilin përveq tjerash do paraqiten lagjet dhe rrugicat e qytetit të cilat ende nuk kanë rrjet të ujësjellsit dhe kanalizimeve. /2lonline/