Sinani: 28 Nëntori, simbol i krenarisë dhe unitetit
/2L ONLINE/ – Programi festiv filloi me hapjen e ekspozitës së pavarur, të piktorit Adem Kçiku, në sallën e konferencave në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati“ në Kamenicë. Dashamirët e artit figurativ patën rastin të përjetojnë gjuhën e pasur artistike të shprehur me simboliken e thellë me mesazhe të qarta.
Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani me këtë rast u shpreh se është kënaqësi te jetë ne mesin e artistëve dhe se ky kolorit i pikturave qenka tërësisht kombëtarë, dhe me një paraqitje origjinale të pikturave, andaj e përgëzoi autorin e kësaj ekspozite Adem Kçikun, duke shtuar edhe se shpreson që edhe në të ardhmen të sjell punime të këtilla që paraqesin realitetin tonë nëpërmjet gjuhës së artit.
Pos ekspozitës, Drejtoria për Kulturë ,Rini dhe Sport,e kishte përgatitur një program të pasur kulturo – artistik, me këngëtarët e njohur nga komuna e Kamenicës si dhe me valle nga Shoqëria Kulturo Artistike “Albana”.
Kryetari i komunës Begzad Sinani me ktë rast foli për historikun e kësaj feste, dhe për ngjarjet të cilat e përcollën historinë e flamurit kombëtar, për të cilin tha se është simbol krenarisë edhe i unitetit të popullit tonë. /2L ONLINE/
