DYLON

Sinani: 28 Nëntori festa më e madhe për ne që thërret për unifikim

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me aktivitete festive dhe kulturore është shënuar Festa e 28 nëntorit edhe në Kamenicë, ku fillimisht është hapur ekspozita nga artistja e re Mihane Ahmeti për tu përmbyllur me koncertin e madh të organizuar nga Drejtoria e Kulturës, ngjarje këto organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës Begzad Sinani.

Sinani në fjalë ne tij tha se Festa e 28 nëntorit është festa më e madhe që do të mbetet në histori të shqiptarëve kudo që janë dhe veprojnë e që na thërret për unifikim për të ardhmen tonë dhe nderim ndaj të gjithë dëshmorëve që sakrifikuan gjithçka për lirinë që ne po e gëzojmë sot dhe për të ecur sigurt drejtë të ardhmes sonë për mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët tanë dhe forcim, avancim të institucioneve të Republikës Kosovës.

EkoHigjiena

Në këtë festë në programin artistik të organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përveç shoqërive kulturore – artistike vendore morën pjesë edhe asambli ” Nakem ” nga Bursa e Turqisë. /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.