DYLON

Sinani: 18 Qershori është dita më e veçantë për qytetarët e Kamenicës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kreu i Komunës së kamenicës Begzad Sinani, me rasti ne 18 qershorit Ditës së Çlirimit i ka uruar qytetarë, familje të dëshmorëve, Shoqata të dala nga lufta, duke thënë se 18 Qershori është dita më veçantë për qytetarët e Komunës së Kamenicës,

“18 Qershori i vitit 1999 ishte dita kur qytetarët e Komunës sonë përfundimisht frymuan lirshëm nga dhuna dhe agresioni pushtues serb, Ishte dite kur qytetarët e komunës sonë pas përpjekjeve gati shekullore e realizuan aspiratën nacionale për Shtet të lirë e demokratik”, ka thënë Sinani.

EkoHigjiena

Ai tha se shfrytëzon rastin që t’i fton qytetarët që të bëhen pjesë aktive e ndihmesës për funksionimin sa më cilësor të pushtetit komunal, duke marrë pjesë aktive në vendimmarrje, që komuna, por edhe ligji iu mundëson, duke filluar nga takimet e drejtpërdrejta që kryetari i komunës mban gjatë vitit, por edhe në takimet e drejtpërdrejta përgjatë tërë orarit të punës, që kryetari ofron, përkundër angazhimeve të shumta që kam.

“Fundja, ne ju detyrohemi juve qytetarë të nderuar, ngase ne jemi për t`ju shërbyer juve. Vetëm duke synuar realizimin e këtyre qëllimeve, ne do të jemi afër konsolidimit të komunës dhe shtetit tonë .
Uroj që gjashtëmbëdhjetë vjetori i çlirimit të Komunës dhe Republikës se Kosovës të sjellë më shumë zhvillim, paqe, stabilitet. Lavdi, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, Urime, shëndet dhe fat! Ju faleminderit!”, thuhet në urimin e kryetarit Sinani. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.