DYLON

Simptomat e ndikimit në planifikimin e tepruar

Avatar photo Redaksia

Isuf B.Bajrami

Të përgatisësh gjithçka mirë është e nevojshme, por kurrë nuk duhet të biesh në tundimin për të mbyllur dhe drejtuar lirinë e Shpirtit të tjerëve, sepse bie në simptomat e ndikimin e planifikimit të tepruar dhe në pozicione statike e të pandryshueshme! Kjo është sëmundje e ”ngurtësimit” mendor dhe shpirtëror e atyre që humbin paqen e tyre të brendshme, gjallërinë dhe guximin dhe fshihen nën kartat e tyre duke u bërë “makina praktike”, të paaftë të “qajnë” me ata që qajnë dhe të “ngazëllojnë” me ata që gëzohen.  Kjo është sëmundje e keq-koordinimit, është kur “anëtarët” humbin komunikimin midis tyre dhe trupi humbë funksionalitetin e vet harmonik, duke e bërë “një orkestër” që prodhon zhurmë,e jo rezultat, sepse anëtarët e tij nuk bashkëpunojnë dhe nuk jetojnë në frymën e komunitetit dhe të ekipit.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.