Isuf B.Bajrami
Të përgatisësh gjithçka mirë është e nevojshme, por kurrë nuk duhet të biesh në tundimin për të mbyllur dhe drejtuar lirinë e Shpirtit të tjerëve, sepse bie në simptomat e ndikimin e planifikimit të tepruar dhe në pozicione statike e të pandryshueshme! Kjo është sëmundje e ”ngurtësimit” mendor dhe shpirtëror e atyre që humbin paqen e tyre të brendshme, gjallërinë dhe guximin dhe fshihen nën kartat e tyre duke u bërë “makina praktike”, të paaftë të “qajnë” me ata që qajnë dhe të “ngazëllojnë” me ata që gëzohen. Kjo është sëmundje e keq-koordinimit, është kur “anëtarët” humbin komunikimin midis tyre dhe trupi humbë funksionalitetin e vet harmonik, duke e bërë “një orkestër” që prodhon zhurmë,e jo rezultat, sepse anëtarët e tij nuk bashkëpunojnë dhe nuk jetojnë në frymën e komunitetit dhe të ekipit.