(2LONLINE) – Të flasësh për gruan është e vështirë. Si fillim duhet te dimë rëndësinë e paçmueshme që ato kanë në jetë. Të flasësh për gruan si fillim duhet të njohim të paktën 50%, pasi 100% një grua nuk mundet kurrë ta njohësh.
Un jam totalisht kundër krahasimit që bëhet sot “grua e mire” grua e keqe”. Jo, gratë janë një mrekulli, janë qeniet më të bukura dhe të përgjegjshme qe ZOTI ka krijua.
Të qenit grua në kohën e sotme është mëse e vështirë, mëse sakrificë. Duke e ditur që ajo është një nga më të sakrifikuarat brenda familjes, me përgjegjësit që ajo mbanë mbi shpatullat e mëdha të saj.
Ndaj dhe jo rrallëherë gruan shqiptare unë e quaj një super- grua, një heroinë që përgjatë historisë së saj diti të duroi burra të vegjël por pati aftësinë të lindë burra të mëdhenj. Sikur njerëzia do të ishte grua apo NËNË bota nuk do të ndjente dhimbje e as vuajtje.
Janë burimi kryesorë prej nga lind jeta. Janë gjeja më e bukur dhe me kuptimplotë e kësaj bote të egër në të cilën jetojmë. .Nuk ka gra te “këqija” është jeta ajo e cila tenton ti bëj të tilla ato. Bile janë meshkujt ata që kontribuojnë më shumë se asgjë tjetër në të bërit “e keqe” të një gruaje. Është egoja dhe moskujdesi siç duhet ndaj tyre.
Nuk mund të jetë pronë e askujt një grua, sepse në radhë të parë është një qënie njerëzore me të gjitha tiparet prej të qenit grua. Është e pa kulturë dhe e pa cipë nga ata që arrin të fusë një grua në rrugën e të quajturit “ e keqe”.
Kemi shumë gra të cilat sot janë në majat e arritjeve institucionale, publike dhe politike por sa janë nga to?! Kemi një grua presidente, dy ministre, një kryetare komune, një në kokën e KQZ-së por nëse pyesim a janë të mjaftueshme? Unë them JO. JO sepse përbëjmë 50% të popullsisë andaj me kaq nuk mjafton përfaqësimi i saj.
E di shumë mirë që tani disa pseodomoralistë do të më kritikojnë, madje madje edhe do të më shajnë,por un flas atë që mendoj, flas atë që ndjej edhe nuk ndikohem në mendimet e mia as nga bota,as nga historia e askujt .
/Mimozë Shkodra- Bislimi/
/Dr. E shkencave të Edukimit Fizik dhe Sportit/