Sigurimi i ushqimit cilësor
Shkruan: Uvejs LATIFI
(2L ONLINE) – Bujqësia ka ndikim të madh në lehtësimin e varfërisë dhe përmirësimin e gjendjes në Kosovë. Për realizimin e këtyre qëllimeve duhen bërë përpjekje për përfshirjen në politikat dhe programet e zhvillimit bujqësor.
Programet e zhvillimit bujqësor që synojnë rritjen e prodhimit të ushqimeve bazë, janë thelbësore por janë ende të pamjaftueshme për përmirësimin e gjendjes së urisë dhe kequshqyerjes në Kosove. Ndërhyrjet për përmirësimin e sigurimit të ushqimit duhet të merren sa me pare.
Sigurimi i gjendjes i referohet aspektit cilësor të ushqimit, konsumit të tij dhe përdorimit në nivele të kënaqshme nga të gjithë banoret e Kosovës. Vetëm sigurimi i ushqimit është ai që mund të garantojë shëndet dhe gjendje të mire.
Për shembull, ushqimet me bazë shtazore, janë përbërës të rëndësishëm të sigurimit të gjendjes së sigurimit sa më cilësor. Kështu që sektori i bujqësisë mund të kontribuojë në arritjen e sigurimit të gjendjes më të mirë te ushqimit.
Përveç kësaj, për rritjen e eficiencës së iniciativave që lidhen me sigurimin e gjendjes së ushqyerjes, ndërhyrjet në sektorin e bujqësisë duhet të përfshijnë strategji për përmirësimin e edukimit mbi ushqyerjen.
Kequshqyerja në gratë shtatzëna ose që ushqejnë fëmijët me gji, mund të krijojë një problem që shton gjasat e lindjes së fëmijëve me peshë të ulët, sëmundje serioze, vdekje të fëmijëve, mbarëvajtje jo të mirë në shkollë dhe prodhimtari të ulët në punë.
Në momente të caktuara të jetës, gratë kanë nevoja më të rritura për ushqime me përmbajtje hekuri sesa burrat dhe gjatë shtatzënisë ose kur ushqejnë me gji, kanë nevojë për më shumë proteina.
Ende gratë hanë llojshmëri dhe sasi më të vogla se burrat. Në zonat rurale, në bashkësitë në zhvillim, nevojat ushqimore të një gruaje ndikohen nga përgjegjësitë e shumta që ajo ka në punë dhe në shtëpi si punëtore, nënë dhe kujdestare. /2L ONLINE/
