SIGURIA –Sfidë që vazhdon!

SIGURIA –Sfidë që vazhdon!

/Vështrim për librin SIGURIA –sfidë që vazhdon…, me autor Fadil Kajtazi/

Shkruan: Murat Hoxha

Të shkruash apo më mirë të thuhet të përshkruash çështjen e sigurisë së Kosovës gjatë dekadave të përpjekjeve tona për liri, deri në realizimin e sajë është një sfidë po aq e madhe sa edhe të jesh pjesë e këtij rrugëtimi. Fadil Kajtazi pati guximin, dijen dhe përgjegjësinë me qenë pjesë thelbësore e detyrave më specifike të përpjekjeve për liri përfshi edhe luftën e armatosur të strukturave luftarake.

Autori I librit me titull SIGURIA –sfidë që vazhdon – Fadil Kajtazi , I vetëdijshëm që duhet të “ecë në fushë të minuar” (si që e cilësoi veprën e tij shkrimtari, poeti dhe bashkë veprimtari I Fadilit z. Sabit Rrustemi në promovimin e këtij libri), për shkak të ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë për përshkrimin dhe analizën e ngjarjeve të cilat ngërthejnë në vete personalitete të cilët fushëveprim kishin çështjet e zbulimit dhe kundër zbulimit.

Sigurisht që Fadili në këtë libër merret më tepër zbatimin e detyrave të kundër zbulimit dhe kundër veprimit ndaj një arsenali të strukturave të sigurisë, ushtrisë dhe policisë jugosllave, por vëmendje e rëndësishme ishte edhe bashkëpunëtorët dhe spiunët nga soji I jonë të cilët e dëmtuan në masë të madhe kauzën tonë për liri.

Është shumë interesantë qasja e autorit për të vënë ekuilibrat në fushën e sigurisë, pavarësisht prej epërsisë substanciale të kundërshtarit. Ai në mënyrë reale përshkruan saktë fuqinë ushtarako-policore, dhe përvojën e strukturave inteligjente të shtetit Serbo –Malazez, por gjithsesi nuk lejon defetizëm duke e ç’veshë atë prej mundësisë për mbajtjen në okupim të një populli liridashës e të guximshëm. Ai përshkruan shumë mirë lëvizjen çlirimtare dhe strukturat e organizuara shtetërore të Kosovës, të konceptuara nga njerëz më të guximshëm dhe profesionist të prirë nga Presidenti historik Ibrahim Rugova.

Autori me mjeshtri prej një eksperti të sigurisë bëri një ballafaqim të guximshëm e profesional edhe me periudhën pas çlirimit e deri më sot. Është e natyrshme shprehja e pakënaqësisë dhe zhgënjimit të cilin autori e shprehë përmes fakteve dhe ngjarjeve të cilat janë në kundërshtim me aspiratat madje edhe deklaratave të personaliteteve të cilët tani mbi vetë kanë përgjegjësi shtetërore. AI shprehë papajtueshmërinë dhe sarkazmin e vetë ndaj individëve dhe disa liderëve të cilët marrin guximin që me deklaratat e tyre të mos jenë akceptues të përkrahjes vendimtare të fuqive të mëdha si SHBA-së dhe vendeve të fuqishme Evropiane. Autori shprehë habinë se si edhe tani në ditët e sotme gjendet ndonjë individ I cili për interesa personale apo grupore I bashkëngjitet strukturave të sigurisë dhe intelegjencës me prejardhje Serbo – Ruse.

Autori gjithsesi si element më destruktiv e cilëson kishën Serbe e cila sipas tij nuk mund ti thuhet “Kishë, apo shtëpi e Zotit apo fe” sipas autorit kisha serbe I urren të gjitha kishat që nuk janë Serbe.

Se fundmi z. Fadil Kajtazi, përmes shkrimeve të veta jep mesazhe profesionale, politike dhe njerëzore, që siguria e Kosovës dhe trojeve shqiptare është ende një ‘sfidë që vazhdon”

Suksesi I nderuar Fadil Kajtazi

KOMENTE