DYLON

Siguria në Komunikacion problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme dhe afatgjate

Siguria në Komunikacion problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme dhe afatgjate
Avatar photo Redaksia

/Mrika Krasniqi Shala kandidate në listën e PDK-së, për Asamblenë Komunale, në zgjedhjet e 12 tetorit/

Mrika Krasniqi Shala, njëra nga zërat më të fuqishme karshi zhvillimeve në vend, sidomos në regjionin e komunës së Gjilanit, premton se do të bëjë edhe një hap përpara në aspektin e sigurisë në komunikacion në komunën e Gjilanit.

Nevoja për një rishikim të infrastrukturës, siq janë shenjat e komunikacionit dhe semaforëve në komunën tonë, e bëjnë imediate një ndërhyrje karshi këtij problemi.

Mungesa e shenjave të komunikacionit, si dhe semaforëve, vijëzimet, duke filluar që nga hyrjet daljet e qytetit, pastaj fshatrave që e përbëjnë komunën tonë, nuk janë investime ekstreme kapitale të mëdha që komuna e Gjilanit brenda katër viteve nik do të mund t’i mbulonte.

Ky problem gjithsesi do të duhej të rregullohej brenda një mandati, e jo të lihet anash si një problem minor, duke lënë drejtuesit e veturave dhe këmbësorët në mëshirë të njëri tjetrit për t’i dhënë përparësi.

Këtë problem, Mrika Krasniqi Shala, e premton se do t’a shtyjë përpara, dhe nuk do të jetë temë sa për sy e faqe, por problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme por do të jetë afatgjate.

#191 – PDK
#6 – Mrika Krasniqi Shala,

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.