DYLON
Partneritet për stabilitet rajonal

Siguria në fokus: Kryetari Hyseni pret komandantin e KFOR-it

Siguria në fokus: Kryetari Hyseni pret komandantin e KFOR-it
Avatar photo Redaksia

Kryetari i  komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në një takim zyrtar komandantin e Komandës Rajonale-Lindje të KFOR, kolonelin Sam Sargeant, në kuadër të bashkëpunimit institucional.

Gjatë këtij takimi, palët diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në komunë dhe rëndësinë e ruajtjes së një ambienti të qetë dhe të sigurt për qytetarët. Kryetari Hyseni theksoi se bashkëpunimi me KFOR-in mbetet kyç për stabilitetin lokal dhe rajonal.

EkoHigjiena

“Diskutuam gjerësisht për sigurinë në Gjilan dhe për prioritetet tona komunale, duke rikonfirmuar gatishmërinë e përbashkët për të vazhduar këtë partneritet të shkëlqyeshëm në shërbim të stabilitetit”, ka deklaruar Hyseni.

Ai gjithashtu e njoftoi kolonelin Sargeant me prioritetet e komunës, ndërsa u vlerësua lart roli i KFOR-it në mbështetjen e sigurisë publike.

Takimi u cilësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.