Sigal Prishtina sonte në Bulgari luan ndeshjen kryesore të këtij sezoni. Kampionia në fuqi e Kosovës sonte në Samokve të Bullgarisë zhvillona ndeshjen e dytë të finales së Ligës Ballkanike, kundër Rilskit.
Basketbollistët e Sigal Prishtinës, tashmë ndodhen në Bullgari dhe të gatshëm si asnjë herë më parë për finalen e Ligës Ballkanike.
Të përgatitur, e të motivuar maksimalisht kryeqytetasit sonte në Samokve synojnë ta shkruajnë historinë e re në basketboll.
Sigal Prishtina ndeshjen e parë finale të BIBL kundër Rilskit e ka fituar me rezultat 74-72. E, të njëjtën gjë “bardhekaltrit” duan ta bëjnë edhe sonte dhe ta sjellin në Kosovë për herë të parë një trofe ndërkombëtare.
Bazuar në potencialin e të dy skuadrave, skuadra jonë ka gjasa të mira që të trofeun e BIBL ta sjell në kryeqytetin tonë.
Sipas informacioneve që vijnë nga tabori i Sigal Prishtinës, basketbollistët e kësaj skuadre janë gati për duelin e dytë historik.
Ndërkohë, një grup i tifozëve prishtinas “Plisat” mbrëmë janë nisur drejt Bullgarisë për të mbështetur skuadrën e tyre, por në pamundësi që gjithë tifozët të jenë në Samokove, ata kanë vendosur që këtë ndeshje të madh ta përcjellin në një ekran gjigant në sheshin “Zahir Pajaziti”.
“Ju njoftojmë se KB SIGAL Prishtina së bashku me DIGITALB dhe Komunën e Prishtinës do ta bëjnë transmetimin në ekranin gjigant në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me datë 29.04.2015 nga ora 17:30. Kjo erdhi pas kërkesave të shumta të Plisave që në pamundësi të udhëtimit me ne në Bullgari, ata të na ndjekin së bashku nga sheshi”, është thënë në njoftimin e klubit prishtinas.
Ndeshja ndërmjet Rilskit dhe Sigal Prishtinës nis në orën 18:30.
http://www.rtklive.com/?id=5&r=28811