Në ndeshjen finale të turneut të organizuar nga banka TEB, sonte në Prishtinë, ekipi vendës Sigal Prishtina mposhti në duelin final ekipin turk të Ligës së parë të basketbollit me rezultatin 72:64.
Me këtë fitore Sigal Prishtina fitoi kupën e këtij turneu dhe dëshmoi se është gjithnjë e më gatshme për paraqitje të denjë në Ligën Ballkanike, ku nga klubet kosovare do të garojë edhe klubi Peja./koha.net/