DYLON

Sigal Prishtina bën historinë

Avatar photo Redaksia

Sigal Prishtina ka bërë historinë. Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, ka fituar titullin e kampionit të Ligës Ballkanike sonte në Samokove te Bullgarisë, duke mundur Rilskin, me rezultat 71-80.

Basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë arritur suksesin më të madh në historinë e klubit të tyre dhe në historinë e shtetit tonë.

EkoHigjiena

Ballafaqimi mes Rilskit dhe Sigal Prishtinës, është zhvilluar në pranin e rreth 3000 mijë tifozëve, derisa nuk janë kursyer as fyerjet e tifozëve vendëse në adresë të skuadrës së Sigal Prishtinës.

Periudha e parë është mbyll me epërsinë e nikoqirëve katër pikë epërsi (26-22).

Mirëpo, në pjesën e dytë, prishtinasit morën lojën në duart e tyre dhe arritën që të shkrijnë epërsinë e nikoqirëve, duke shkuar në pushim më dy pikë epërsi (36-38).

Basketbollistët e Sigal Prishtinës mjaft mirë e nisen edhe periudhën e tretë, dhe me rezultatin 57-52, mbyllet kjo pjesëlojë.

Kampionia e Kosovës me lojë të bukur ka vazhduar edhe dhjetëminutëshin e fundit, madje, prishtinasit arrin edhe diferencën në dhjetë pikë epërsi (64-54), ndërsa me rezultatin e përgjithshëm 71-80, Sigal Prishtina rrëmbeu trofeun e Ligës Ballkanike në sezonin e dytë të pjesëmarrjes në këtë ligë ballkanike.

Përfundimisht Sigal Prishtina shkruan historinë e re, dhe tashmë festa e madhe ka nisur në kryeqytet, ku është krijuar një festë e paparë në rrugët e kryeqytetit, sidomos tek sheshi “Zahir Pajaziti.

http://www.rtklive.com/index.php?id=4&r=28904

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.