DYLON

Si t’i mbrojmë fëmijët nga temperaturat e larta?

Avatar photo Redaksia

Të vegjëlit, veçanërisht të sapolindurit, e kanë vështirë të përshtaten me temperatura e larta, në krahasim me të rriturit.
Për këtë arsye gjatë ditëve të nxehta është e nevojshme, që të tregohet një kujdes i veçantë.

Por çfarë duhet bërë?

EkoHigjiena

Mbajtja e ambienteve të freskëta duke i ajrosur vetëm në mëngjes herët dhe gjatë natës, si dhe përdorimi në mënyrë të moderuara të kondicionerit.

Kontrolli i vazhdueshëm i temperaturës tek të vegjëlit është i domosdoshëm. Nëse është e nevojshme t’i freskojmë, bëjeni me një banjo të vakët.

Lëngjet me shumicë janë gjithashtu në detaj që nuk duhet neglizhuar kurrë. Nxitin fëmijët që të pijnë sa më tepër ujë.

Ushqimet e freskëta dhe të lehta, si shalqini, kastraveci, por dhe fruta të tjera ndihmojnë për t’u hidratuar.

Specialistët rekomandojnë kujdes tek fëmijët e sëmurë, shkruan tvklan. Diarreja mund të jetë shkaktare e një dehidratimi të shpejtë.

Shikoni me vëmendje simptoma, si plogështia, tharja e lëkurës ose buzëve dhe mos hezitoni të kontaktoni mjekun.

Ajo që pediatërit theksojnë është që fëmijët nuk duhen lënë kurrë vetëm në makinë, apo në ambiente të mbyllura.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.