DYLON

Si t’i mbani larg mushkonjat

Avatar photo Redaksia

Thonë që mushkonjat shkojnë pas atyre që e kanë gjakun e ëmbël. Por në të vërtetë për secilin prej nesh janë të padurueshme.
Ndaj iu sjellim një zgjidhje për të larguar mushkonjat. E kjo është krejt natyrale. Çfarë ju duhet: Kavanoz qelqi, limon, lime, ujë, rozmarinë e freskët, qirinj, vajra aromatizues

Si ta përgatisni: Prini limonin dhe lime-in në feta të holla dhe vendosini nga dy në çdo kavanoz. Shtoni dy degë të vogla rozmarinë. Më pas mbushni me ujë kavanozin dhe shtoni 10 pika nga çdo vaj aromatizues. Në fund vendosni qiririn e vogël dhe gjithçka është gati.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.