Si t’i largojmë hematomat nëpër trup

Si t’i largojmë hematomat nëpër trup

Shenja nga dëmtimet e përditshme, ndrydhjet e godtjet e mundshme shpesh mund të mos duket, por formohen me kalimin e kohës.

Këto shenja njihen ndryshe si hematoma, të cilat shfaqen pas lëndimit të vogël të enëve të gjakut që gjenden nën lëkurë.

Nëse këto kapilare janë të dëmtuara, një sasi e vogël gjaku rrjedh dhe krijohet njolla blu mavi, e zezë apo ngjyrë vjollcë.

Ne ju sjellim disa metoda natyrale për t’i trajtuar këto shenja në kushte shtëpie.

Vendosni mish mbi shenjë

Me siguri mund t’ju duket qesharake, por ky truk i vjetër funksionon gjithmonë. Mishi i gjallë ul mavijosjen e lëkurës dhe redukton gradualisht hematomën.

Akulli

Akulli është zgjidhja më e shpejtë në rast lëndimesh apo hematomash, megjithatë duhet të keni kujdes kur e përdorni pasi nuk duhet vendosur kurrsesi drejtpërdrejt në lëkurë.

Lëng limoni dhe kripë e jonizuar

Lëngu i limoni t ka në përmbajtjen e tij acid citrik i cili eliminon njollat e ndryshme nga lëkura, përfshirë këtu edhe shenjat kafe si pasojë e ekspozimit të tepruar në diell. I kombinuar me kripën e jonizuar, efekti i tij është akoma edhe më gjithëpërfshirës. Shtypni një limon dhe lëngun e tij bashkojeni me dy lugë çaji kripë, masazhoni zonën ku keni hematoma dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

Uthull molle

Uthulla e mollës është një nga ata produkte çudibërës që  gjen përdorim pothuaj kudo, si për shembull në trajtimin e rënies së flokëve, zverdhjes së thonjve, pastrimit të shtëpisë etj. Megjithatë ju mund ta përdorni edhe për të trajtuar njollat e hematomave në trup.

KOMENTE