Gërhitja prek shumë njerëz dhe është shumë e bezdisshme për ata që flenë krah tyre. Sipas një studimi të kryer në 130 persona nga Fondacioni Europian për Mushkërinë, ajo mund të kurohet lehtë. Për të shpëtuar nga gërhitja mjafto që ti bini një vegle të vogël muzikore frymore.
Studimi u realizua me 130 persona që kishin probleme me gërhitjen. Rezultoi se, ata që luanin një vegël frymore e kishin më pak të dukshme këtë fenomen. Eksperimenti u përsërit disa herë dhe rezultatet ishin të njëjta.
Veglat frymore ndihmojnë në zgjerimin e mushkërisë si dhe në kanalet e frymëmarrjes, duke e ulur nivelin e gërhitjes.
Problemet e gërhitjes shfaqen kryesisht tek obezët dhe duhanpirësit. Drejtuesit e këtij studimi thanë se çdo person që do të ketë mundësinë të luajë me vegla frymorë do të ketë përfitime të mëdha në eliminimin dhe zvogëlimin e gërhitjes.