Kohet e fundit personat qe punojnë para ekranit janë te shumte dhe thuajse te gjithë ankohen nga dhimbja e kokës. Ne me te shumtën e rasteve kjo dhimbje koke quhet cephali e tensionit dhe ndodh kur muskujt e qafës ose te shpatullave lodhen se tepërmi.
Ja disa këshilla qe do iu ndihmojnë te përmirësoni pozicionin e punës dhe ne te njëjtën kohe do shmangin dhimbjet e kokës.
1. Qëndrimi
Ekrani i kompjuterit duhet te ndodhet ne te njëjtin nivel me atë te syve tuaj. Nëse keni një laptop duhet me patjetër t’i vendosni një mbështetës qe rregullon lartësinë. Nga ana tjetër ekrani duhet te jete drejt me ju dhe jo anash sepse do sjelle dhimbje te qafës.
2. Tastiera
Edhe tastiera si dhe mausi duhet te jene drejt me ju.
3. Shpina
Shpina duhet te mbështetet e gjitha ne karrige ne mënyrë qe te mos dhembe.
4. Pozicioni
Koka juaj duhet te qëndrojë mbi shtyllën kurrizore, kështu qe kujdes mos e tërhiqni atë mbrapa dhe as mos e ulni poshtë. Respektoni edhe një distance 50cm nga ekrani.
5. Lëvizjet
Mbajini dokumentet qe do iu duhen ne një pajisje ndërmjet ekranit dhe tastierës ne mënyrë qe te mos iu duhet te lëvizni kokën apo qafen. Nëse i mbani ato ndërmjet trupit tuaj dhe tastierës do keni një dhimbje me te madhe te qafës dhe shpatullave.
6. Reflektimi
Vendoseni ekranin ne një mënyrë te tille qe te shmangni reflektimin e diellit apo te ndonjë drite tjetër.
7. Syzet
Mbani syze ose lente kontakti si dhe shmangni pozicionin shume afër ekranit.
8. Pushimet
Është shume e rëndësishme qe nëse punoni para kompjuterit gjithë ditës, te bëni here pas here disa pushime te vogla. Një qëndrim 8 ore i fokusuar para ekranit do sillte dhimbje te forta koke, shpine dhe për pasoje probleme te tjera./ikub.al/