DYLON

Si të rregulloni problemin e çarjes së buzëve?

Avatar photo Redaksia

Kur diçka nuk shkon më trupin tonë, ai gjithmonë na jep sinjale.  Mjafton që të dimë t’i lexojmë.

Menuja ushqimore, e cila në një pjesë të madhe të saj përbëhet nga ushqime të përpunuara, mund të mos ketë vitaminat e nevojshme, për të cilat ka nevojë organizmi.

EkoHigjiena

Ja disa prej shenjave që na jep trupi kur nuk merr sasinë e duhur të vitaminave.

Çarje në cepat e buzëve – Janë tregues i mungesës së hekurit, zinkut dhe vitaminave të grupit B: B3, B2 dhe B12. U ndodh më shpesh vegjetarianëve apo personave që mbajnë dietë të varfër me këto vitamina.

Si rregullohet?

Duke ngrënë më shumë salmon, ton, vezë, midhje, domate të thara, kikirikë dhe thjerrëza. Asimilimi i hekurit nga organizmi rritet nga vitamina C, e cila lufton edhe infeksionet. Prandaj ushqimet e mësipërme duhen kombinuar me perime si brokoli, speci i kuq dhe lulelakra.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.