DYLON

Si të mbrohesh ndaj sëmundjeve të stinës së ftohtë?

Avatar photo Redaksia

Dimri po troket dhe bashkë me të edhe ftohjet dhe viruset e ndryshme të gripit sezonal, që herët a vonë na prekin thuajse të gjithë.

Por si të mbrohesh ndaj sëmundjeve të stinës së ftohtë? Një grup studiuesisht italianë zbuluan “sekretin”. Për një sistem imunitar sa më të fortë që mban larg viruset e dimrit konsumoni sa më shumë vitaminë C.

EkoHigjiena

7600 persona morën pjesë në hulumtimin dy-vjeçar të studiuesve italianë. Atyre iu matej periodikisht sasia e vitaminës C që konsumonin gjatë dimrit. Në përfundim, personat që konsumonin më shumë këtë vitaminë nuk prekeshin, prekeshin lehtë dhe i kalonin lehtë efektet e sëmundjeve të stinës së dimrit si ftohjet apo gripin.

Kjo vitaminë (acidi askorbik) gjendet e përqendruar në sasi të mëdha tek frutat e stinës, si limon, portokall, por edhe tek perimet e ndryshme të cilat është disi më e vështirë t’i gjesh gjatë muajve të ftohtë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.