Me siguri që në këto ditë në nxehta vere, insekte të tilla, si mushkonja, mund të jenë të bezdisshme për ju. Por përveç kësaj pjese, ato mund të jenë mbartëse të sëmundjeve të ndryshme dhe pickimi i tyre mund t’ju shkaktojë ethe, dhimbje koke dhe irritim ose skuqje të zonës ku jeni pickuar.
Ja disa mënyra si të mbroheni nga pickimi i insekteve në verë:
1. Qëndroni të mbuluar. Vishuni me rroba me mëngë të gjata dhe të lehta, kjo do e bëjë gati të pamundur mundësinë që të pickoheni nga insekte.
2. Aplikoni spraj kundër pickimit të insekteve. Këtë mund ta bëni 10 minuta para se të dilni jashtë. Këto spraj mund të gjenden kudo, por nëse nuk ju gjendet një spraj kundër pickimit të insekteve, aplikoni parfum në zonat e ekspozuara dhe mushkonjat s’do t’ju afrohen.
3. Spërkatni oborrin me llak kundër insekteve. Në rastet kur nuk e duroni llakun kundër insekteve në lëkurë, atëherë spërkatni ambientet ku qëndroni me llak kundër insekteve.
4. Mbrohuni nga kafshët’. Kafshët sjellin shumë insekte në shtëpi, për të mënjanuar këtë gjë, kontrollojini shpesh kafshët tuaja shtëpiake tek veterineri, sepse ato mund të përmbajnë insekte të rrezikshme për njeriun.