DYLON

Si ta shëroni dhimbjen e fytit?

Avatar photo Redaksia

Dhimbjet e fytit shpesh janë dhe një ndër problematikat më të përhapura në shqetësimet shëndetësore të secilit nga ne. Ato shkaktohen nga bakteret e Streptokokus të cilët sjellin dhimbje dhe skuqje të tij. Ne do t’ju sjellim disa metoda natyrale për të kuruar dhimbjen e fytit.

Spec i kuq

EkoHigjiena

Rekomandohet të përdoret për të masazhuar lëkurën rreth fytit për të lehtësuar dhimbjet e fytit dhe për të zbutur nyjet limfatike në qafë. Përzieni 1 lugë çaji piper të kuq me një gjysmë gotë vaj. Ky krem i përfituar është i mirë kundër dhimbjes, shërben gjithashtu si antibakterial dhe anti-inflamator.

Qepë dhe hudhër

Qepa dhe hudhra janë cilësuar si antibakterialë dhe anti-inflamatorë që në kohët e hershme. Për rezultate të mira, si dhe për të eliminuar shijen jo shumë të këndshme, mund t’i shtoni ato në mjaltë, lëngje frutash dhe çaj.

Mjalti

Siç dëshmojnë shumiça e njerëzve, mjalti është tepër efektiv për kurimin e dhimbjeve të fytit. Ilaçi klasik për dhimbjet e fytit fyt që ndoshta e keni mësuar nga gjyshja juaj është çaj me limon dhe mjaltë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.