• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Shneta

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë ?!

Elife Sherifi 25 Nëntor, 2019 4 min
 Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë ?!

Të mësuarit se si të rifitoni vetëpërmbajtjen tuaj është më shumë se sa zhvillim personal.

Humbja e temperamentit në vend të punës mund të jetë shkatërruese për karrierën tuaj. Këtu janë pesë mënyra për të pasur një energji më pozitive.

Largohuni

Është mënyra më e vjetër në librin e qetësimit dhe padyshim një mënyrë të cilën nëna juaj ua ka sygjeruar shumë herë. Nga kjo taktikë mund të përfitoni të dyja palët dhe gjithashtu të balanconi ambientin e punës, nëse e kuptoni se kur është e duhur.

Nëse jeni në mes të diskutimit, mos u tërhiqni derisa të dëgjoni se çfarë ka për të thënë personi tjetër. Nëse gjatë bisedës, asnjëri prej jush nuk thoni diçka produktive dhe keni filluar të lëndoni ndjenjat e njëri tjetrit, atëher me siguri është koha të largoheni.

Flisni me qetësi dhe qartë që personi tjetër t’a dijë se do të largoni veten tuaj nga situata. Pastaj bëjeni këtë, pa shumë zhurmë. Largimi juaj nuk është pjesë e argumentit tuaj.

Kthjelloni mendjen tuaj

Një mendje e kthjellët ju sjell shumë përfitime, dhe ju do të zbuloni shumë mënyra të dëshmuara për të arritur aty. Pasi keni larguar veten nga argumenti, shkoni të ecni. Merrni ajër të pastër. Largoni të gjitha nga truri juaj dhe zëvendësoni me kujtime të kënaqshme, si p.sh. një fundjavë e mirë ose një mbledhje e fundit me shokët. Ky zëvendësim neurologjik mund të bëjë mrekulli.

Nëse ecja juaj ju dërgon në një vend të qetë, merrnë në konsideratë një pushim të shkurtër për të medituar dhe për t’u ripërqendruar. Me aplikacione të meditimit, e gjitha që ju duhet është telefoni juaj dhe një palë kufje.

Angazhohuni në një tjetër detyrë

Nganjëherë, një përpjekje e re është mënyra më e mirë për t’u qetësuar. A keni një projekt të madh i cili po vjen?. Shumë mirë. Qetësohuni duke punuar për të arritur atë qëllim.

Në fakt, është dëshmuar se nivelet e larta të stresit mund të ju bëjnë të punoni në mënyrë më efikase. Ndoshta diçka e mirë mund të dalë nga argumenti juaj i keq.

Merrni në konsideratë natyrën e argumentit

Ndjeshmëria është një tipar i rëndësishëm për marrëdhënie afatgjatë dhe pozitive me kolegët. Nëse keni një përballje, mbani në mend se perspektiva unike e kolegut tuaj vjen nga detyrat, streset dhe marrëdhëniet tjera me të cilat ata përballen çdo ditë, sikur ju.

Veçanërisht në një biznes fillestar, çdo anëtar i ekipit mund të mbushë role të shumta çdo ditë. Nuk mund t’i shmangni. Në fund, ju duhet të pajtoheni. Është e rëndësishme të merrni në konsideratë se çfarë, saktësisht, ju bëri ju dhe personin tjetër aq të nervozuar.

Vetëm nëse drejtoni një dyqan shumë të vogël, ju keni një departament për të ju ndihmuar në këtë gjë. Nëse reflektimi i sinqertë zbulon se ju dhe kolegu juaj mund të keni probleme më të mëdha, flisni me dikë në burimet njerëzore. Kjo është veçanërisht e dobishme nëse nuk jeni në gjendje të rregulloni situatën vetë dhe kërkoni një palë të tretë.

Ndreqeni situatën

Ky është shpesh hapi më i vështirë. Pas një argumenti, shumë njerëz e mendojnë veten si viktima dhe perceptojnë individin tjetër si autor të konfliktit. Por në fund: Të dy njerëzit zakonisht ndajnë fajin. Për këtë është e rëndësishme të ndreqni situatën. Kërkoni falje për rolin tuaj në argument, provoni të tregoheni të ndjeshëm me individin tjetër, dhe nisni procesin për të rregulluar rrugën që marrëdhënia juaj po merr. Në fund, do të jetë gjëja më e mirë për ju dhe vendin e punës.

Është ironike se nisja e një argumenti mund të jetë shumë e lehtë, përderisa largimi nga ai shumë i vështirë. Nëse gjeni veten në këtë pozitë, kuptoni se ju lëndoni vetëm veten dhe reputacionin tuaj.

Etiketa:Argumentet Puna Qetesia stresi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KEDS-it, u bisedua për

19 Gusht, 2022
Sport

Nuhiu: Jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen

19 Gusht, 2022
Nacionale

Ceremoni lamtumirese me rastin e përfundimit të detyrës së  atasheut të Mbrojtjes

19 Gusht, 2022
Nacionale

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Ndërmjetësimi mund të shërbejë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës

10 Mars, 2021

Kamenica ka vendosur Sistem të Vijueshmërisë në Punë në institucionet arsimore

4 Dhjetor, 2020

Këtyre bizneseve u lejohet të punohet sot dhe nesër

7 Nëntor, 2020

OAK kërkon nga Ministri Reçica një ligj funksional të punës dhe lehonisë

22 Qershor, 2020

Largoni stresin me këto veprime të thjeshta

1 Shkurt, 2020

Spinaqi ndihmon në luftën kundër stresit

28 Janar, 2020

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com