Hulumtuesit në Universitetin e Shtetit të Ajovas kanë gjetur edhe një mënyrë tjetër më të thjeshtë që të ktheheni në disponim të mirë. Kjo përfshin ndihmën që i bëni të tjerëve që ata të ndihen më mirë gjithashtu.
“Ecja dhe ofrimi i mirësisë ndaj të tjerëve në botë redukton stresin dhe rrit lumturinë dhe ndjenjat e lidhjeve sociale. Është një strategji e thjeshtë që nuk merr shumë kohë dhe që mund ta përfshini në aktivitetet e juaja ditore”, thotë Douglas Gentile.
Për këtë studim, Gentile dhe ekipi i tij kërkuan që studentët e universitetit të ecnin rreth ndërtesës në kampus për 12 minuta dhe të praktikonin një nga tre teknikat e ndryshme të dizajnuara për të ulur ankthin dhe për të rritur lumturinë.
Këto teknika janë:
Dashuria-mirësia: Studentëve iu dhanë këshilla që të shikonin njerëzit dhe të mendonin në vete: ”Dëshiroj për këtë person që të jetë i lumtur”. Ata ishin inkurajuar që këto mendime pozitive t’i donin me të vërtetë.
Ndërlidhjet: Studentët në grup shikuan njerëzit dhe menduan se në çka ishin të lidhur me njëri-tjetrin. Për çdo ndjenjë apo shpresë të përbashkët që ata kishin, apo diçka edhe më të thjeshtë, sikur shkuarja në ligjërata të njëjta.
Krahasimi social: Këtu studentëve i ishte thënë të mendonin se në çka mund të ishin më të mirë se secili njeri që e takonin.
Kur hulumtuesit krahasuan të tre teknikat me anëtarët e grupit që ishin fokusuar vetëm në paraqitje, ata gjetën se ata që praktikuan dashuri dhe mirësi për njerëz që edhe ata të ishin të lumtur, edhe ata vetë u ndjenë më mirë. Ata u ndjenë më pak të shqetësuar dhe më shumë të lidhur, të dashur dhe të ndjeshëm.