Disa rekomandime për të qëndruar të freskët, pa rreziqe për shëndetin dhe duke kursyer energjinë elektrike
Megjithatë në çdo rast është e nevojshme të përdoret në mënyrën e duhur për të shmangur ftohjen dhe për të mos pasur surpriza kur vjen fatura e energjisë elektrike.
Ja disa këshilla.
- Zgjidhni mundësisht një produkt të një cilësie të mirë, pak më të shtrenjtë, pasi ata ofrojnë një efikasitet më të mirë të energjisë dhe të kursimit. Njësia e ftohjes duhet të jetë e instaluar në krye, në mënyrë që të marrë shpërndarje homogjene të qarkullimit të ajrit.
- Sytë tek temperature – Nëse jashtë temperatura është më shumë se 30 gradë, nuk është nevoja që për të pasur fresk të çosh temperaturën e kondicionerit në 18 gradë Celcius. Në këtë mënyrë vetëm konsumoni elektricitet. Për të shijuar freskinë, mjafton ta mbani 4-5 gradë më pak nga jashtë.
- Mos e mbani ndezur natën – Të mbash kondicionerin ndezur për gjithë natën është thjesht një shpërdorim i energjisë elektrike dhe rrezik i madh që të ftoheni. Në pjesën më të madhe të rasteve, freskia e natës është temperaturë normale për trupin dhe nuk është nevoja për ftohje artificiale.
- Rreziku i ftohjes artificiale – Rreziqet më të mëdha vijnë nga ndryshimet termike, për shembull kur hyni në një dhomë të ftohtë të djersitur nga vapa, apo nga mospastrimi i aparaturës. Në filtër mblidhet pluhuri, mikroorganizma dhe myk nëse nuk pastrohet, përgjegjëse këto edhe për alergjitë dhe infeksionet.