DYLON

Si ta parandaloni krijimin e venave të zgjeruara

Avatar photo Redaksia

Nëse dëshironi të dini se çfarë janë gjasat që problemi i venave të dobëta dhe të zgjeruara t’ju prekë edhe juve, shikojeni familjen tuaj. Nëse i kanë nëna ose babi, në 75 për qind të rasteve kjo tregon që do të shfaqen edhe tek ju.

Venat e dobëta (insufiçienca e venave) krijohet si pasojë e kthimit të vështirësuar të gjakut të venave nga gjymtyrët e poshtme nga zemra. Simptomat që tregojnë për funksionimin e keq të tyre janë dhimbjet, ngërçet dhe ndjenja e peshës në këmbë, ënjtja pas qëndrimit të gjatë në këmbë ose ulur. Nëse ngarkimi i venave të dobëta zgjat shumë, zhvillohen venat e zgjeruara (varikoziteti).

EkoHigjiena

Venat e zgjeruara më të shpeshta janë te femrat (edhe atë tek ato që kanë lindur shumë fëmijë), femrat e trasha, tek ato në familjen e të cilave tashmë ka pasur sëmundje të tilla, tek ato që përdorin mjete kontraceptive orale, si edhe në rastin e aktivitetit të pamjaftueshëm fizik), transmeton Koha.net. Kjo sëmundje është dukshëm më e shpeshtë në vendet në zhvillim.

Venat e zgjeruara mund të shërohen, por më mirë është të parandalohen. Ja disa këshilla:

– Shmangni qëndrimin e gjatë ulur;

– Reduktoni peshën trupore;

– Shmangni ekspozimin e këmbëve në temperaturat e larta (rrezitja, sauna, larja në ujë të nxehtë);

– Aktiviteti i mjaftueshëm fizik (noti, shëtitja e shpejtë);

– Bëni hidromasazh në këmbë (dush duke alternuar ujin e ftohtë dhe të nxehtë, nga shputat në drejtim të ijëve);

– Përdorni fasha elastike ose çorape elastike nëse keni vena të zgjeruara.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.