Ekziston një storie interesante për gërhitjen, e cila flet për një çift të zakonshëm të martuar. Pas kësaj ndodhie ata kanë kërkuar shumë mënyra për ta ndalur gërhitjen. Bashkëshortët kanë shkuar në shtrat dhe burri ka parë një ëndërr të çuditshme. Në atë ëndërr e kanë ndjekur qentë. Ka ikur nga ata nëpër pyll, fushë, ujë, rrugë qyteti dhe kur e kanë e kanë arritur dhe për pak ta kafshonin ai është zgjuar. Atëherë ai ka kuptuar që bashkëshortja e tij fle pranë tij dhe i gërhet zëshëm në vesh si tufa e qenve të tërbuar.
E vërteta është që gërhitja mund të jetë shumë e pakëndshme për personat që flenë në afërsi të gërhitësve. Frekuencat e larta jo vetëm që prishin gjumin, por mund të çrregullojnë edhe bioritmin tuaj. Gërhitja më shpesh paraqitet tek personat e trashë dhe qiellza e butë dhe pjesërisht bllokohen rrugët e frymëmarrjes gjatës kohës së gjumit. Ju sjellim gjashtë këshilla për ta parandaluar gërhitjen.
Ndryshoni pozitën. – Dihet që gërhitja është më intensive kur flini në shpinë. Atëherë gjuha ju bie mbrapa dhe ngadalëson qarkullimin e ajrit. Duheni të përpiqeni të flini në krah.
Pozita e kokës. – Nëse e lakoni kokën gjatë gjumit edhe kjo mund të krijojë rezistencë të qarkullimit të ajrit. Largoni jastëkët e tepërt ose blini më të vogël.
Dobësohuni. – Gërhitja dhe trashja janë në lidhje të ngushtë. Njerëzit e mëdhenj zakonisht kanë ind të trashë të qafës çka rrit rrezikun nga gërhitja. Ushqimi më i shëndetshëm dhe ushtrimet do t’ju ndihmojnë që të ndiheni më mirë, por edhe ta ndalni “hungërimën e natës”. Disa ekspertë thonë që për ta ndalur gërhitjen është e mjaftueshme ta reduktoni peshën për vetëm 10 për qind.
Shmangin alkooli dhe qetësuesit. – Alkooli relakson muskujt, çka mund të çojë deri te qarkullimi i dobësuar i ajrit. Shmangeni disa orë para gjumit. Tabletat për qetësim ose gjumë krijojnë efektin e njëjtë.
Nëse jeni duhanpirës, gërhitja është edhe një paralajmërim që është koha të mos pini më duhan. Ai irriton rrugët e frymëmarrjes dhe krijon inflamacion.
Inhalimi dhe lagështia. – Hunda e bllokuar, po ashtu mund të jetë një nga shkaktarët e gërhitjes. Inhaloni para gjumit avull nga uji në të cilin keni vënë disa pika vaj eterik të eukaliptit ose nenexhikut. Është e preferueshme që në veçanti gjatë dimrit, të vendosni lagështues të ajrit në radiatorët tuaj.
Opsioni i fundit janë pajisjet e ndryshme dhe mjetet ndihmëse për frymëmarrje më të lehtë, të cilat zakonisht nuk janë të përshtatshme për mbajtje, si edhe procedurat e ndryshme operative.