DYLON

Si ta luftoni erën e gojës ?

Avatar photo Redaksia

Këto janë mënyrat më efektive kundër erës së keqe të gojës: Uji: Zgjidhja me e lehtë kundër erës së keqe është uji, i pastron bakteret në gojë. Nëse goja është e njomë, mundësia për erë të keqe është shumë e vogël, shpjegojnë stomatologët.

Uthulla e mollës: Para çdo ushqimi pini një lugë uthull molle, mund të shtoni edhe pak ujë. Thartira e uthullës i neutralizon erërat e pakëndshme në zgavrën e gojës.

EkoHigjiena

Mente: Përtypni ngadalë gjethet e mentes. Gjethet e saj mund t’i shtoni edhe nëpër sallata. Përsëriteni këtë veprim disa herë në ditë.

Sherbela: Kjo bimë përmban vajra eterik me veprim antibakterial që i shkatërron burimet e erës së keqe të gojës. Mund të përtypni gjethe të thata apo ta shpërlani gojën me çaj nga sherbela.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.