DYLON

Si po na e kthejnë Republikën në sportel emigracioni!

Si po na e kthejnë Republikën në sportel emigracioni!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Sabedin Sinani

Për besë, nuk shkon e nuk bënë kështu, një kryeministër që tregon se me të zotët i kemi në diasporë, i bie se në Kosovë kanë mbetur dora e dytë, dora e tretë…

EkoHigjiena

Si duhet ta ndjejnë veten mësuesit e Kosovës kur më të zotët kanë ikur në diasporë. Po studentët e Kosovës si ndjehen, bizneset e punëtorët e sektorit privat, sektorit publik?!

Çfarë po ndodhë kështu?! Pse shoqëria shqiptare po prodhon politikanë që kacavirren në dritare e ngrihen zvarrë nga makina për tu arrestuar…

Çfarë kafshë politike po pjell shoqëria kosovare, me politikan që atdheun po e bëjnë karrocë mobile,  për ta endë si lecke nëpër salla dasmash nëpër botë.

Çfarë na duhen politikanë me atdhe rezervë, që fëmijët u jetojnë dhe ju mësojnë në shkolla nordike.

Nuk ua kemi pas borxh me na e bë Republikën sportel për emigracion, e me ne shku në oda me hëngër pasul në qilima bojëgjaku!  

Prandaj, fushatën eja e bëjeni në Kamenicë e jo në Frankfurt, në Malishevë dhe jo në München, në Ferizaj dhe jo në Sion, në Viti dhe jo në Gjenevë, në Vushtrri edhe jo në Vjenë…, sepse prioritet  duhet të gëzojnë qytetarët e Kosovës, jo diaspora.

Pjesa më e madhe e saj është rehatuar atje ku jetojnë, ata kanë vende të punës, kanë sigurime shëndetësore, nuk ju duhet të dërgojnë familjarët e tyre për shërim në Turqi e Maqedoninë e Veriut dhe të paguajnë shuma të mëdha parash. Nuk ju duhet që për të realizuar një të drejtë që ju takon, që është e garantuar me ligj e kushtetutë të gjejnë sekser dhe të japin mito.

Ajrin dhe ujin e kanë të pastër, ushqimin që konsumojnë është i shëndetshëm dhe i kontrolluar, arsimin e kanë në nivelin më të mirë të mundshëm, sundimi i ligjit dhe siguria Juridike janë po ashtu.

Nëse shqetësimi i këtyre njerëzve të diasporës qenka kaq i madh dhe merakosen kaq shumë, le të kthehen e të jetojnë në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.