Si po e sheh Kushtrim Kadriu fushatën e deritanishme elektorale?!
“Kandidatët për deputet po na shfaqin vetëm foto e video propaganduese, por shumë pak program konkret. Shumica po publikojnë takime me qytetarë, ndonjë fjalim të shkurtër, duartrokitje e pritje me entuziazëm, por askush nuk po flet qartë: Çfarë nismash do të ndërmarrin? Çfarë ligjesh do të propozojnë? Për cilat probleme do të ngrisin zërin në Kuvend?”, thotë Kushtrim Kadriu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Për Kadriun, që vije nga Lëvizja Qytetare “Vatra”, e që edhe vet shumë herë ishte pjesë e garës në zgjedhjet e ndryshme, politika nuk është vetëm marketing e fotografi për rrjete sociale, por qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë ide, projekte dhe vizion konkret për shtetin, transmeton 2LONLINE.
“Deri tani, shumë pak po flasin për punën që do ta bëjnë nesër në Kuvend, e shumë më tepër për imazhin që duan ta shfaqin sot në publik”, thotë Kushtrim Kadriu. /2LONLINE/
