/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur për një aksident trafiku me lëndime, që ka ndodur në rrugën “Abdulla Tahiri” , në Gjilan. “Deri te aksidenti besohet se ka ardhur kur vetura Opel Corsa, me targa 06 drejtuar nga vozitësi Shqiptar Shtetas i Kosovës, si pasojët e mospërshtatjes se shpejtësisë kushteve të rrugës ka dalë jashtë rrugës, me ç`rast lëndime trupore pëson drejtuesi i automjetit, si dhe shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale”, ka thënë Hashani.
Rasti i referohet Prokurorisë Themelore. /2L ONLINE/
fotoilsutruese