(2L ONLINE) – Policia e Kosovës ka bërë me dije se në fshatin Beguncë të Vitisë se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi e pabanuar, në të cilën kishte ushqim për bagëti. Si pasojë e zjarri ka ndërruar jetë viktima mashkull K-Shqiptar, i cili në momentin e shpërthimit të zjarrit ndodhej në shtëpi. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /2L ONLINE/