(2LONLINE) – Rastësisht, më ra në sy një dokument i lëshuar nga administrata e Kuvendit Komunal në Gjilan. I shoh së paku 18 gabime drejtshkrimore të gjuhës shqipe!
1).Drejtoria për Administratë dhe Përsonelit (gabimisht)
Duhet të jetë:
Drejtoria për Administratë dhe Personel ose
Drejtoria për Administratën dhe Personelin, ose
Drejtoria e Administratës dhe Përsonelit, ose
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, sikurse është e shënuar në titullarin e vulës.
a) Mungon ndërtimi i fjalisë.
b) përsonel (gabimisht)
Në gjuhën shqipe shkruhet “personel”
2). Adresa: Bulevardi i pavarësisë pn (gabimisht)
Duhet të jetë:
Adresa: Bulevardi i Pavarësisë p.n.
3.Lajmërimi dhe Ç’lajmërimi të Vendqëndrimit të Përkohëshëm (gabimisht)
a) Mungon ndërtimi i fjalisë.
b) Përkohëshëm (gabimisht)
c) Ç’lajmërimi (gabimisht)
Duhet të jetë: përkohshëm
Prandaj, edhe formulimi “Lajmërimi dhe çlajmërimi i vendqëndrimit të përkohshëm”
është në kundërshtim me rregullat drejtshkrimore të gjuhës shqipe.
* Fjala “çlajmërim” nuk ekziston në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe e as në Fjalorin drejtshkrimor.
Prandaj, në rregull do të ishte: Regjistrimi dhe çregjistrimi i vendbanimit të përkohshëm
ç) “Ç’ ” (shih Fjalorin e shqipës së sotme, Tiranë 2002, faqe 179)
përdoret në fjali pyetëse përpara foljeve për të pyetur drejtpërdrejt ose
tërthorazi për një send, për një dukuri a për një veprim të panjohur, që duam të dimë; çfarë.
Ç’po bën? Ç’po ndodh? Ç’është kjo? Ç’do nga unë? Ç’ka aty? Ç’të tha? Ç’e ke atë? Ç’ju solli? etj.
Dhe se, mund të përdoret vetëm në formë të parashtrimit të pyetjes, si: ç’lajmërim (është ky)? etj.
4). Mbiemri dhe Emri (gabimisht)
Duhet të jetë:
Mbiemri dhe emri ose Emri dhe mbiemri
pasi si e dhënë e plotësuar është emri dhe mbiemri. Në këtë rast: Milaim Elezi
5). Numri i Pasaportës (gabimisht)
Duhet të jetë:
Numri i pasaportës
6). Adresa e Vendqëndrimit të Përkohshëm
Duhet të jetë:
Adresa e vendqëndrimit të përkohshëm
7). Fsh.Livoç i Ultë (gabimisht)
a) Si mbiemër përcaktues i një emri gjeografik, do të duhej të ishte: i Ulët
Megjithëse, si emërtim gjeografik, duhet të shkruhet:
b) Fsh. Livoç i Poshtëm (Për këtë do të shkruaj në një rast tjetër!)
8). Data e ç’lajmërimit (gabimisht) Për këtë shkrova nën pikën “3).” !
9). Data e lajmërimit është shkruar 3/20/2010
Duhet të jetë:
20.03.2010
10). Drejtoria e Administratës së përgjithshme (Në titullarin e vulës)
Duhet të jetë:
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme
/Milaim ELEZI/
Dokumenti në fjalë është i vitit 2010