DYLON

Si ndikon papunësia në shëndet

Avatar photo Redaksia

Nëse keni menduar ndonjëherë se puna juaj, bashkë me bashkëpunëtorët e bezdisshëm, thirrjet e vazhdueshme dhe puna jashtë orarit, po ua shkurtojnë jetën, mendoni përsëri.

Më keq se stresi i punës është vetëm papunësia, zbulojnë hulumtuesit nga Finlanda. Papunësia afatgjatë është një kërcënim i madh për shëndetin, përshpejton procesin e plakjes dhe rrit rrezikun nga sëmundjet e ndryshme.

EkoHigjiena

Studimi përfshiu 5.600 persona të lindur në vitin 1966 studiuesit morën nga pjesëmarrësit mostra të qelizave të ADN-së. Pas 31 vitesh ata zbuluan se personat të cilët ishin të papunë për të paktën 2 vjet, më shpesh kishin telomere të shkurtra.

Telomeret janë si kapakë mbrojtës të cilët ndodhen në skajet e kromozomeve dhe zgjaten gradualisht me plakje. Nëse telomeret janë shumë të shkurtra, atëherë vjen deri tek plakja e parakohshme dhe rritet rreziku nga diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.

“Papunësia është stresuese, ndërkohë që studimet e mëparshme kanë treguar se nivelet e larta të hormoneve të stresit mund t’i shkurtojnë telomeret dhe jetëgjatësinë,” theksoi kryesuesja e studimit, prof. Leena Ala-Mursula.

Studimet e mëparshme kanë treguar se puna e tepërt gjithashtu mund ta dëmtojë ADN-në. Me pak fjalë, të njëjtat rregulla vlejnë si për të punësuarit ashtu edhe për të papunët: ndaloni me pirjen e duhanit, mbani një peshë të shëndetshme, hani ushqime të ndryshme dhe ushtroni çdo ditë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.