DYLON

Si ndikon mungesa e vitaminës D në organizëm

Avatar photo Redaksia

Niveli i ulët i vitaminës D është i lidhur ngushtë me një rrezik në rritje të shfaqjes së një varg problemesh shëndetësore. Përveç kësaj, nëse vuani nga sëmundjet e rënda, si kanceri i gjirit ose kanceri i prostatës, probabiliteti i mbijetesës mund të jetë dukshëm më i ulët në qoftë se nuk konsumoni sasi të mjaftueshme të vitaminës D.

Shumica e njerëzve në ditë duhet të konsumojnë rreth 2.000 njësi ndërkombëtare (IU) të vitaminës D ashtu që trupi të funksionojë në mënyrë optimale. Mungesa e vitaminës D mund ta rrezikojë seriozisht shëndetin tuaj dhe ta shkurtojë jetëgjatësinë.

EkoHigjiena

Rreziku i rritur nga depresioni.- Personat me nivel të ulët të vitaminës D në gjak kanë dy herë rrezik më të madh të shfaqjes së depresionit. Vitamina e rregullon funksionimin e hipokampusit dhe pjesëve të tjera të trurit që janë të përfshira në menaxhimin e gjendjes shpirtërore. Pikërisht për këtë arsye, nivelet e ulëta të vitaminës D mund të ndikojnë në aftësinë e këtyre pjesëve të trurit.

Gjasa të reduktuara të një shërimi të suksesshëm nga kanceri.- Pacientët me kancer, të cilët e kanë një nivel paksa të rritur të vitaminës D kanë më shumë gjasa të mbijetojnë, në krahasim me ata që kanë nivele të ulëta të vitaminës D. Vitamina D është treguar më efektive në trajtimin e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit. Personat që vuajnë nga kanceri i gjirit ose apendiksit kanë madje dy herë më shumë rrezik të trajtimit të pasuksesshëm.

Rreziku i rritur nga kanceri i prostatës. – Rreziku i shfaqjes së një forme agresive të kancerit të prostatës është madje 4-5 herë më i lartë tek meshkujt, të cilët në trup kanë nivele të ulëta të vitaminës D. Shkencëtarët ende nuk e dinë se cila është arsyeja e saktë, por janë të sigurt se definitivisht ekziston lidhja.

Rreziku i rritur nga dementia dhe Alzheimeri. – Të rriturit, të cilët nuk marrin sa duhet vitaminë D, kanë rrezik 53% më të lartë të shfaqjes së dementisë. Mungesa e vitaminës D shoqërohet me rritjen e rrezikut të sëmundjes Alzheimer. Nevojiten hulumtime të mëtejshme ashtu që shkencëtarët ta kuptojnë më mirë lidhjen.

Rreziku i rritur nga artriti psoriatik. – Rreth 30% e personave që vuajnë nga artriti psoriatik nuk e marrin sasinë e mjaftueshme të vitaminës D. Artriti psoriatik është një gjendje në të cilën sistemi imunitar i sulmon nyjat dhe shkakton dhimbje dhe inflamacion. Studimet e mëparshme kanë treguar se nivelet e ulëta të vitaminës D mund ta shkaktojnë formimin e gjendjeve inflamatore.

Rreziku i rritur nga sëmundjet e zemrës. – Personat me mungesë të vitaminës D kanë rrezik madje 32% më të lartë nga sëmundjet e arterieve koronare. Ata gjithashtu e kanë një rrezik 20% më të lartë të zhvillimit të formave të rënda të sëmundjeve kardiovaskulare. Vitamina D mund ta përmirësojë funksionin imunitar dhe ta reduktojë inflamimin në të gjithë trupin. Në këtë mënyrë ndihmon në reduktimin e rrezikut të problemeve të zemrës.

Rreziku i rritur nga pneumonia. – Rreziku nga pneumonia është madje 2,5 herë më i lartë tek personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës D, transmeton Koha.net. Studimet e mëparshme kanë treguar se mungesa e vitaminës D e dobëson sistemin imunitar, gjë që e rrit rrezikun e sëmundjeve të sistemit respirativ.

Rreziku i rritur nga skizofrenia. – Personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës D e kanë një rrezik dy herë më të madh të zhvillimit të skizofrenisë. Megjithatë, duhet kryer hulumtime shtesë për ta kuptuar më mirë lidhjen në mes të marrjes së vitaminës D dhe zhvillimit të skizofrenisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.