Si mund të parandalohen sëmundjet e trashëguara?

Sëmundjet e trashëguara, ose sëmundjet gjenetike, janë sëmundje që transmetohen nga njeri brez në tjetrin. Sëmundjet gjenetike janë aktualisht të pashërueshme, edhe pse ekzistojnë kura për to, dhe mënyra se si mund të parandalohen.

Shpesh herë është folur për idenë se duhet një ligj për analiza paramartesore për t’i detyruar njerëzit që të bëjnë analizat e gjakut para martesës, për disa sëmundje gjenetike. Por, a është kjo zgjidhja me e mire? Ndërsa të gjithë pyesni veten mbi këtë çështje, ne po ju japim disa masa që duhen marrë për të parandaluar sëmundjet e trashëgueshme:

1. Kanceri i gjirit është 5-10% i trashëgueshëm. Nëse e konstatoni në familje sigurohuni të konsumoni me shumicë zarzavate sidomos të tipit brokoli, lakër, hudhër, spinaq. Evitoni alkoolin dhe kryeni aktivitet fizik të rregullt.

2. Kanceri i prostatës është 5-10% i trashëgueshëm. Nëse e konstatoni në familje preferoni sa më shumë domatet të kombinuara me brokoli!

3. Sëmundje të zemrës si pasojë e kolesterolit të lartë, janë të trashëgueshme dhe sjellin pasoja rreth moshës 55 vjeç. Në rast se i spikatni në pemën tuaj familjare preferoni zarzavate, fasule, peshk, fara dhe arra. Forconi zemrën dhe arteriet me aktivitet aerobik të rregullt.

4. Diabeti i tipit 2 është i trashëgueshëm në përqindje të konsiderueshme. Masa kryesore parandaluese është pesha e shëndetshme trupore, ushqimi i ekuilibruar me bazë bimore, marrja e kufizuar e proteinave shtazore dhe aktiviteti fizik i rregullt.

5. Hipertensioni në shumë raste është i trashëguar. Nëse njeri nga prindërit tuaj është hipertensiv, evitoni sasitë e mëdha të kripës dhe kafeinës. Mbani peshë trupore të ulët, preferoni zarzavate, fasule, vaj ulliri, bajame, arra, fara dhe peshk si sardelet.

KOMENTE