DYLON

Si e shkatërron stresi shëndetin tonë?

Avatar photo Redaksia

Kur jemi me stres, lehte “i marrim” ftohjet, virozat, madje edhe sëmundjet serioze. Këtë të vërtetë të njohur shkencëtarët tani mund edhe ta shpjegojnë.
Të gjithë e dimë se si mund të na lodhë stresi, ndërsa shkencëtarët së fundi konsiderojnë që këtë mund edhe ta shpjegojnë. Studimi i ri tregon sesi stresi afatgjatë e lodh sistemin e imunitetit, duke rritur rrezikun nga ftohja dhe virozat.

Procesi i njëjtë po ashtu mund të shpjegojë rolin e ngjarjeve traumatike në rritjen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe depresioni. Shkencëtarët amerikanë kanë testuar 176 meshkuj dhe femra për fazat e rënda nëpër të cilat kanë kaluar në 12 vitet e fundit. Pastaj në hundën e tyre kanë vendosur virusin i cili shkakton virozë të lehtë dhe kanë kontrolluar nëse janë sëmurë. Ata që ishin me stres u sëmurën dy herë me shumë.

EkoHigjiena

Testi ka treguar që sistemi i tyre i imunitetit ishte bërë me pak aktiv, shkaku i kortizolit, hormonit të stresit, i cili e dobëson imunitetin.

Kështu është zhvilluar ajo që quhet “reaksion inflamator”, ndërsa është treguar që kjo është pasojë e stresit. Ajo mund të shfaqet si skuqje, kruajtje, ënjtje dhe dhimbje, ndërsa paraqitet si reaksion i parë i organizmit në mbrojtje nga sëmundjet. Kur shfaqet reaksioni inflamator, jemi të ekspozuar ndaj rrezikut nga sëmundjet e ndryshme.

“Me ndihmën e aftësisë së sistemit të imunitetit për të rregulluar inflamacionet mund të parashikohet se kush do të ‘marre’ sëmundjen, por çka është me e rëndësishme kjo na tregon se në cilën mënyrë stresi na bën më të dobët ndaj sëmundjeve”, komenton profesori Sheldon Cohen, shkencëtar nga Universiteti ne Pennsylvania.

Kur janë nën stres, qelizat e sistemit të imunitetit nuk janë të afta t’i përgjigjen kontrollit hormonal dhe kështu krijohet inflamacioni i cili çon në sëmundje.

“Pasi që proceset inflamatore luajnë rol të rëndësishëm në sëmundjet, siç janë ato kardiovaskulare apo astma, ky model shpjegon se si stresi ndikon edhe në to. Kjo, po ashtu, na mundëson të parandalojmë sëmundjet te njerëzit që janë me stres kronik”.

Ekzistojnë edhe mënyra të tjera në të cilat stresi mund të na bëjë të sëmurë. Për shembull, shkencëtarët nga London School of Economics kane gjetur lidhjen ndërmjet ushqimit të shpejtë të kripur dhe të yndyrshëm, me punën jashtë orarit dhe tensionin e rritur të gjakut.

Po ashtu kanë gjetur lidhjen ndërmjet stresit, ankthit dhe vetëbesimit të ulët te femrat shtatzënë dhe rrezikun e shtuar që të sapolindurit do të lindin të vdekur ose me inteligjence të zvogëluar. Po ashtu, fëmijët që kanë lindur pas shtatzënive stresuese janë më shpesh hiperaktivë, kanë probleme emocionale dhe në fund – edhe vetë janë me të ekspozuar ndaj stresit.