DYLON

Si e mbron çokollata zemrën dhe ul rrezikun nga sulmi

Avatar photo Redaksia

Hulumtuesit amerikanë thonë se disa baktere në stomak e gëlltisin çokollatën e zezë dhe e fermentojnë atë në komponime antiinflamatore të cilat janë të mira për zemrën.Pluhuri i kakaos, një përbërës në çokollatë, përmban disa komponime polifenole, ose antioksidante si katehinën dhe epikatehinën, dhe një sasi të vogël të fibrave dietike, tha udhëheqësi i studimit, John Finley, nga Louisiana State University.

Të dy komponentet treten dhe absorbohen dobët, por kur ato arrijnë në zorrë të trashë, mikrobet e mira i marrin përsipër.

EkoHigjiena

“Në studimin tonë kemi zbuluar se fibrat janë fermentuar dhe se polimeret e mëdha polifenolike janë metabolizuar në molekula më të vogla, të cilat janë absorbuar më lehtë. Këto polimere më të vogla shfaqin aktivitet anti-inflamator,” tha Finley në një deklaratë.

Finley vuri re se kombinimi i fibrave në kakao me prebiotikë ka gjasa ta përmirësojë shëndetin e përgjithshëm të personit dhe të ndihmojë t’i shndërrojë polifenolet në stomak në komponimet anti-inflamatore.

“Kur hani prebiotikë, aftësia përfituese mikrobiale e zorrëve rritet dhe e tejkalon çdo mikrob të padëshirueshëm në zorrë, si ato që shkaktojnë probleme në stomak”, shtoi Finley.

Prebiotikët janë karbohidratet që gjenden në ushqimet si hudhra e papërpunuar dhe gruri i zier integral të cilat njerëzit nuk mund t’i tretin por bakteret e mira preferojnë t’i konsumojnë. Ato vijnë edhe si suplemente ushqimore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.