DYLON

Si duhet të ushqehen agjëruesit e muajit të Ramazanit?

Si duhet të ushqehen agjëruesit e muajit të Ramazanit?
Avatar photo Redaksia

Muaji Ramazan është muaj i agjërimit për të gjithë besimtarët myslimanë. Gjatë kësaj periudhe, përpos disa ndalesave të caktuara,sipas rregullave të agjërimit bëhet edhe braktisja e ushqimit dhe pijes.

Shkruan: Ajshe LEKA

Mendohet që abstenimi nga ushqimi mund të ndihmojnë detoksifikimin e organizimit, duke shpërbërë qelizat dhjamore, për t`i përdorë për energji dhe duke çliruar toksina që mund të jenë të depozituara në to.

EkoHigjiena

Nëse ndiqet si duhet, mund të ndikojë në uljen e kolesterolit dhe në largimin e peshës së tepërt.

Të moshuarit, të sëmurët, gratë shtatzëna, gratë të cilat ushqejnë me gji bebet e tyre,janë të liruara nga agjërimi.

Ndryshimi i zakoneve të ushqyerjes në muajin e Ramazanit mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore,prandaj rekomandohet që të përcillet gjendja shëndetësore e çdo agjëruesi.

Vaktet ushqimore gjatë agjërimit

Gjatë Ramazanit, nëse ushqimi konsumohet i kombinuar me të gjithë nutrientet e nevojshëm siç janë proteinat, karbohidratet, vitaminat, fibrat, yndyrat, mineralet dhe uji dhe, nëse merret në mënyrën e drejtë dhe në sasinë e duhur, atëherë nuk e lejon trupin të ketë uri.

Gjatë periudhës së agjërimit, të gjithë që mbajnë Ramazan, ushqehen në dy vaktet kryesore, siç janë iftari dhe syfyri,por është shumë e rëndësishme rritja e numrit të vakteve, për të mos përjetuar probleme metabolike. Për këtë arsye mundohuni të konsumoni edhe një vakt pas iftarit.

Ushqimi që duhet konsumuar

Në orët e lejuara për marrje të ushqimit, është e nevojshme të konsumohet ushqimi i cili tretet ngadalë, ushqime të pasura me vitamina, minerale dhe oligo-elemente, të cilat gjinden në pemëdhe perime të freskëta sezonale, te pemët me lëvore, pastaj te pemët e thara, ndër të cilat janë hurma, kajsia, fiku apo kumbullat.Kastraveci është një burim shumë i mirë plotësues për ujin dhe elektrolitët. Bostani e pjepri gjithashtu janë fruta që plotësojnë më së miri nevojat për lëngje, sheqer dhefibra.

Ushqimet me përmbajtje karbohidratesh, të shoqëruara me sa më shumë fibra dhe ujë, siç janë:tërshëra, elbi, thekra,buka e zezë,makaronat kafe dhe orizi kafe,patatet e vogla me lëkurë,bizelet,fasulet dhemisratsigurojnë më shumë energji gjatë ditës.

Konsumimi i pijeve gjatë agjërimit

Është e rëndësishme të merren mjaftueshëm lëngje,së paku 8 gota ujë dhe jo vetëm gjatë ushqimit, por edhe në kohën mes vakteve, duke mos anashkaluar as çajrat bimorë.

DISA KËSHILLA:

-Të mos teprohet me kripën, pasi gjatë agjërimit mund të keni etje.

-Mundohuni të qëndroni larg ushqimeve të skuqura dhe produkteve me yndyrë, të kripura apo me sherbet.

-Nuk rekomandohet konsumimi i pijeve të gazuara,sepse kanë ndikim të keq në organizim dhe shkaktojnë pengesa në lukth dhe në zorrë.

– Gjatë Ramazanit është mirë të ndiqni një regjim të ekuilibruar në dy vaktet tuaja.

/Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe /

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.