DYLON

Shurdhani thërret për pjesëmarrje në Kuvendin e Jashtëzakonshëm zgjedhor të PD-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – “Dega e Partisë së Drejtësisë në Gjilan përkrah unitetin, transparencën dhe demokracinë e brendshme brenda partisë, dhe shfrytëzojmë rastin t’u bëjmë thirrje gjithë anëtarësisë së gjerë që sot në mënyrë të unifikuar të marrim pjesë në kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhorë të PD-së. Mendojmë se është e drejtë e anëtarësisë së gjerë të PD-së dhe e kryetarëve të degëve, si përfaqësues të ligjshëm të anëtarëve të kryesive të degëve dhe anëtarësisë së gjerë brenda komunave ku veprojnë që të reflektojnë në përputhje me kërkesat e anëtarëve të tyre”.

Kështu ka thënë Kryetarja e Partisë së Drejtësisë (PD), Dega në Gjilan, Selvete Shurdhani, sipas të cilës Dega e Gjilanit e ka kundërshtuar vendimin e një grupi të kryesisë për përkrahjen e marrëveshjes së dëmshme për demarkacionin me Malin e Zi në krye me z. Agani, marrëveshje e cila ka nxitur pakënaqësinë e anëtarëve të degës së Gjilanit si dhe e cila është pasuar me tensione dhe protesta të shumta në Kosovë dhe me këtë rast, janë solidarizuar me qytetarët veçanërisht me banorët e zonave në afërsi të kufirit.

EkoHigjiena

Shurdhani, e cila është edhe anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ka bërë me dije se Dega e PD-së së Gjilanit përkrah vendimin e Deputetes Labinotë Demi-Murtezi për të mos u ndikuar nga kurrfarë presioni në lidhje me vendimin e saj për demarkacionin, përkrahë po ashtu vendimin e shumicës së degëve për të marrë pjesë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të thirrur nga sekretari i degës, Z. Fidan Mustafa, pas kërkesës së 18 Degëve drejtuar atij për Kuvend të Jashtëzakonshëm Zgjedhorë.

“Dega e PD-së në Gjilan kërkon që të ruhet uniteti brendapartiak, si dhe që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të jetë transparent, i hapur për të gjithë, integrues, vëllazëror, në emër të Zotit me Drejtësi, dhe, që brenda kuvendit të jenë të përfshirë të gjithë, pa marrë parasysh mendimet e kundërta që mund të jenë, duke përfshirë edhe kryetarin e PD-së Ferid Agani”, thotë Shurdhani.

Gjithashtu, Ajo shprehet se Dega e PD-së në Gjilan shpreson që do të tejkalohen përçarjet dhe në kuvend të zgjidhet një kryesi e cila ofron mundësi politikbërje edhe për figurat e shquara të cilat janë larguar në të shkuarën nga PD-ja, dhe, gjithsesi të forcohet uniteti brendapartiak me bartësit e proceseve të tanishme.

“Dega e PD-së në Gjilan çmon lartë kontributin e secilit anëtarë të kryesisë së PD-së, të Këshillit Drejtues, të Kuvendit, bartësit e funksioneve të degëve dhe anëtarësisë së gjerë, dhe, kërkojmë që të mos instalohen politika të tilla që ngulfatin mendimin e lirë, që nxisin procese hakmarrëse ndaj atyre që mendojnë ndryshe dhe që dalin jashtë kornizave të identitetit të PD-së, të premtimeve dhënë elektoratit dhe të llogaridhënies”, ka thënë Selvete Shurdhani. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.