DYLON

Shurdhani: Komiteti për Zhvillim Ekonomik larg të qenit funksional

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Agron Shurdhani nga Nënkomiteti për Ekonomi në Vetëvendosje tha se Komiteti për Zhvillim Ekonomik i Komunës së Gjilanit është larg të qenit funksional. “Në Komitet zakonisht na vijnë njoftime se çfarë ka bërë Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, apo Drejtoria për Zhvillim Ekonomik. Ne jemi shndërruar në vegla të drejtorive përkatëse, në vend se të kontribuojmë me ide në këto drejtori. Janë mbajtur 4 mbledhje që nga fillimi i mandatit (që nga janari), e që do duhej të mbaheshin shumë më shumë”, theksoi Shurdhani.

Ai tha se Komiteti në fjalë po shfrytëzohet për marketing politik me fotografitë duke prerë shirita të kuq nga ekzekutivi i komunës.

EkoHigjiena

“Komiteti duhet të jetë proaktiv, të jetë nxitës idesh e propozimesh profesionale, por një gjë e tillë në Komunën e Gjilanit është e pamundur deri tani”, tha Shurdhani.

Ai i bëri thirrje Kryetarit të Komunës, Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe asaj për Bujqësi e Pylltari që të jenë më të afërt me Komitetin, të dërgojnë materiale përmbajtjesore dhe të marrin parasysh analizat dhe propozimet nga anëtarët profesional të këtij Komiteti, si dhe të koncentrohen në projekte konkrete për zhvillimin ekonomik të Komunës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.