DYLON

Shumë efekte pozitive nga vaji i peshkut, mësoni ‘magjinë’ e tij

Avatar photo Elife Sherifi

Një minimum prej 2.2 gram në ditë nga vaji i peshkut, rekomandohet të konsumohet, pasi shërben si mburojë mbrojtëse në trup, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shkalla e inteligjencës për fëmijët pas përdorimit të vajit të peshkut u rrit me 7.5 për qind, thonë disa studime. Për të parandaluar pothuajse të gjitha sëmundjet e zemrës dhe kancerit, zgjidhja kalon përmes vajit të peshkut, këshillojnë mjekët.

EkoHigjiena

Gjithashtu së fundi studimet tregojnë se vaji i peshkut mund të mbrojë edhe ndaj një vrasësi tjetër: kanceri i gjiritBurimi ushqyes, i njohur edhe si Omega-3, mund të merret në kapsula ose në formë të lëngshme.

Teoria se nëse konsumon vajin e peshkut do të shtosh në peshë është krejtësisht e gabuar. Vaji i peshkut është një nga yndyrat esenciale në gjakun tonë.

Vaj i peshkut është një domosdoshmëri, veçanërisht në pikën e mbrojtjes nga sëmundjet. Kapsulat nuk përmbajnë sodium. Ai është një produkt i sigurt për të gjithë përfshirë këtu dhe gratë shtatzëna, duke i mbajtur sa më larg sëmundjeve apo edhe depresionit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.