DYLON

Shumë binzese gjilanase do të përfitojnë nga bashkëpunimi ndërkufitar

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot përfaqësuesit e projektit ndërkufitar Çair-Gjilan, për të parë nga afër ecurinë e këtij projekti të rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit.

Bordi i projektit i udhëhequr nga kryetari Haziri, u njoftua për ecurinë e këtij projekti nga koordinatorja Gëzime Idrizi Ismaili, sikurse edhe për aktivitetet të cilat janë të planifikuar deri në përmbylljen e tij. me vlerë të veçantë për zejtarinë gjilanase.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri tha se është i kënaqur me rezultatet e arritura, ndërkaq u theksua se lista përfundimtare e përfituesve të nën-granteve, vlera e të cilave është 40 mijë euro, është në fazën e fundit dhe pritet që më shumë se 25 biznese gjilanase të përfitojnë.

Përndryshe, projekti “Valorizmi i zejeve tradicionale dhe potencialet e ekonomisë sociale për komunat Çair dhe Gjilan” është i financuar nga Komisioni Europian dhe ka filluar në tetorin e vitit 2014. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.