DYLON

“Shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor, nxënësve që për herë të parë ulen në banka shkollore u ka thyer zemrat!”

“Shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor, nxënësve që për herë të parë ulen në banka shkollore u ka thyer zemrat!”
Avatar photo Redaksia

“Shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor për dy javë, pa dyshim, që nxënësve që për herë të parë ulen në banka shkollore u ka thyer zemrat. Ata e kanë pritur me pa durim 1-shtatorin dhe kjo ditë është e rëndësishme në jetën e tyre. Edhe nxënësit e tjerë më të rritur, janë dëshpëruar, por u mbetet prindërve sot, e mësimdhënësve nesër, t’ua shpjegojnë arsyen e shtyrjes”, thotë deputetja Valentinë Bunjaku – Rexhepi, njëherësh kryetare e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.

Ja deklarata e saj e plotë:

Shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor për dy javë, pa dyshim, që nxënësve që për herë të parë ulen në banka shkollore u ka thyer zemrat. Ata e kanë pritur me pa durim 1-shtatorin dhe kjo ditë është e rëndësishme në jetën e tyre. Edhe nxënësit e tjerë më të rritur, janë dëshpëruar, por u mbetet prindërve sot, e mësimdhënësve nesër, t’ua shpjegojnë arsyen e shtyrjes.

EkoHigjiena

Koordinimi i Ministrisë së Arsimit, Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për këtë vendim, sigurisht që është bërë për të mirën e nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe institucioneve, duke e parë që kemi një rënie të vogël të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë.

Shpresojmë që pas dy jave kjo rënie të jetë edhe më e theksuar dhe fillimi i ri shkollor të na shkojë sa më mbarë.

Besojmë që vendi ynë sa më shpejt t’i kthehet jetës normale dhe nxënësit të kenë vetëm brengën e mësimnxënies dhe në të ardhmen të jenë kontribuesit më të mirë të shtetit tonë, shumë më të mirë se ne që jemi sot.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.