DYLON

Shtyhet vendimi i Apelit për Serbi-Shqipëri

Avatar photo Redaksia

Sipas drejtuesve të Federatës së Futbollit të Serbisë, vendimi për ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, do të merret me 25 dhjetor.

Komisioni i Apelit i UEFA-s do t’i shqyrtojë sot ankesat e Shqipërisë dhe Serbisë, por nuk do ta marrë edhe vendimin final. Këtë e ka konfirmuar sekretari gjeneral i Federatës Serbe të Futbollit, Zoran Lakoviç

EkoHigjiena

Ai ka theksuar se vendimi definitiv do të merret pas 2-3 javësh, pasi rregullorja e parasheh që vendimi të merret 15 apo 20 ditë pas seancës dëgjimore, raportojnë mediat serbe.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s kishte vendosur që ndeshjen ta regjistronte 3:0 në tavolinë për Serbinë, të cilës njëkohësisht ia hoqi tri pikë dhe e detyroi t’i zhvillojë dy ndeshje pa shikues.

Të dyja palët, si shqiptarët, ashtu edhe serbët, kanë mbetur të pakënaqur me vendimin dhe janë ankuar. Madje, kanë paralajmëruar se do të ankohen edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, nëse nuk ndryshon vendimi i parë i UEFA-s.

http://www.rtklive.com/?id=4&r=11997

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.