Ndeshja e paraparë të zhvillohet të dielën mes Prishtinës dhe skuadrës së Gjilanit, është shtyrë për datën 30 mars, njofotn klubi kuq e bardh.
Mësohet se arsyeja e shtyrjes është fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë që është duke u punuar për të qenë e gatshme për duelet e kombëtares së Kosovës, të cilat zhvillohen me datë 24 dhe 28 mars.
Takimi Prishtina-Gjilani do të luhet të martën e 30 marsit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nis në ora 15:00. /2LONLINE.com/