DYLON

Shtyhet propozimi për nismën e ndryshimit dhe plotësimit të statutit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kuvendi Komunal i Gjilanit  përveç që zgjodhi sot kryesuesen  që kët ëbesim e mori valentina Bunjaku – Rexhepi, ka miratuar edhe orarin e punës për vitin 2014, numrin e Komiteteve si dhe kanë miratuar vendimin për emërimin e komisionit statutar si dhe akteve të tjera normative.

Kurse propozim-vendimi për miratimin e nismës së kryetarit të Komunës për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës, u shty për një seancë tjetër, me kërkesën e opozitës (PDK).

EkoHigjiena

Ndërkaq, Lutfi Haziri, kryetar i Komunës, duke u ndërlidhur me kërkesën e opozitës (PDK) për heqjen nga rendi ditës i propozimit për ndryshimin e statutit të Komunës, meqë nuk kanë marrë material për këtë pikë, ka thënë se qëllimi ynë kryesor është që të funksionalizojmë sa më parë Kuvendin Komunal dhe trupat e tij.

Ai ka thënë se në statutin e Komunës, pos që duhet të ndërrohet numri i anëtarëve të Kuvendit Komunal, meqë më nuk janë 41 si më parë, por 35 sish, do të ketë edhe thjeshtëzime tjera, por që nuk e prekin funksionimin e asamblesë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.