DYLON

Shtyhet për nesër vazhdimi i seancës së Kuvendit

Avatar photo Redaksia

Me kërkesën e partnerëve të koalicionit PDK-LDK, është shtyrë vazhdimi i seancës së Kuvendit ku duhej të votohej për qeverinë e re. Deputetët e PDK-së dhe LDK-së, Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri, në emër të grupeve më të mëdha parlamentare të koalicionit qeverisës, kanë kërkuar që të shtyhet seanca e Kuvendit për nesër në orën 12:00.

Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, tha se “Në konsulte me grupin parlamentar te LDK-së, kërkojmë që seanca të shtyhet për nesër në ora 12:00”.

EkoHigjiena

Edhe Ismet Beqiri i LDK-së ka konfirmuar të njëjtën gjë.

Kundër shtyrjes së seancës ishin deputetët e AAK-së, VV-së dhe Nismës për Kosovën.

Donika Kadaj- Bujupi tha se partia e saj është kundër shtyrjes së seancës. Ajo i pyeti partnerët e koalicionit nëse shkas për shtyrjen e seancës është mospërfundimi i pazareve?

Edhe deputeti i VV-së, Visar Ymeri dhe ai i Nismës për Kosovën ,Zafir Berisha kanë kundërshtuar shtyrjen e seancës.

Pasi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, hodhi në votim propozimin e PDK-së dhe LDK-së për shtyrje të seancës, Kuvendi me shumicë votash vendosi që vazhdimi i seancës të shtyhet për nesër në orën 12:00.

http://www.infosot.com/shtyhet-per-neser-vazhdimi-i-seances-se-kuvendit/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.