Komuna e Kamenicës ka bërë me dije se vaksinimi i rregullt i fëmijëve i paraparë me datën 16.03.2020-17.03.2020, shtyhet për shkak të kujdesit nga COVID-19.
“Njoftohen të gjithë prindërit të cilët kanë marrë thirrje për vaksinimin e rregullt të fëmijëve të tyre me datën 16.03.2020-17.03.2020, se për shkak të kujdesit nga COVID-19, vaksinimi shtyhet deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e komunës.
Këta fëmijë do të marrin ftesën për vaksinim pasi të kaloj kjo situatë.